Kosova
Në vitin 2016, Kosova pranoi 174 milionë euro donacione
Kosova në vitin 2017 ka pranuar 174 milionë euro donacione. Donatori më i madh është Bashkimi Evropian, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në mbledhjen e sotme të Qeverisë, prezantoi raportin vjetor të donatorëve për vitin 2016, e cila kap shumën e përgjithshme të asistencës prej 174 milionë euro. Prej tyre, donatori më i madh është Bashkimi Evropian, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.
Sipas ministres Hoxha, qeverisja dhe shoqëria civile kanë absorbuar shumën më të madhe të këtyre donacioneve me rreth 57 milionë euro ose 30 për qind e të gjithë asistencës zhvillimore të ofruar për vitin 2016, thuhet në një komunikatë për media .
Sektorët tjerë që kanë pranuar asistencë të konsiderueshme përfshijnë: ujin dhe kanalizimin me 24 milionë euro, arsimi me 17.6 milionë euro, Infrastruktura dhe shërbimet tjera Sociale me 10 milionë euro dhe biznes e shërbime të tjera me 9.5 milionë euro.
“Donatori më i madh vazhdon të jetë Bashkimi Evropian, i cili raportohet të ketë kontribuar rreth 61 milionë euro gjatë periudhës raportuese. Donatori i dytë më i madh është Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka disbursuar 33.6 milionë euro, pasuar nga Gjermania me rreth 19 milionë euro gjatë vitit të njëjtë. Po ashtu, përkrahja finanicare është bërë edhe në komuna, fondet e përgjithshme të alokuara për 38 komunat e Kosovës ka arritur shumën 52.7 milionë euro”, deklaroi ministrja Hoxha.
Ajo falënderoi të gjithë donatorët për asistencën e tyre për institucionet e Republikës së Kosovës, e cila asistencë po ndihmon reformat dhe zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe vendit tonë, por gjithashtu theksoi nevojën për koordinimin sa më të mirë të donatorëve që të reflektojnë ndaj prioriteteve të Qeverisë dhe përmbushjen e planit të punës së Qeverisë.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














