Kosova
Në Vushtrri do të hapet fabrika e peshkut
Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje për fabrikën e përpunimit të peshkut, investim ku pritet të punësohen më shumë se 200 punëtore gra.
Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i qytetit Trilj, Ivan Sipiq.
Sipas komunikatës së Komunës së Vushtrrisë, në qytetin e Trilj në Kroaci, kryetari Tahiri, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri.
Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milionë euro, e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtorë, kryesisht gra.
Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakoviq dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria.
“Punësimi i të rinjve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejt, ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodhë”, deklaroi i pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















