Tematike
Rritje e numrit të martesave me detyrim
Vitin e kaluar këshillimorja ka regjistruar 352 këshillime për raste të detyrimit për martesë ose edhe të ndalimit për të jetuar me personin e zgjedhur. Një numër kaq i madh nuk është shënuar ndonjëherë deri tash
Një e re, e rritur në Zvicër, shkon në pushimet verore së bashku me familjen në atdheun e saj. Atje, prindërit e saj e martojnë me detyrim, me një burrë të cilin ajo nuk e njeh. Ky është një rast klasik i martesës me detyrim, shkruan srf.ch. Të prekurit nga kjo dukuri gjejnë ndihmë te këshillimorja Zwangsheirat.ch, e cila nga viti 2018 është Qendër Profesionale e udhëhequr nga Federata.
“Ne po konstatojmë një rritje të numrit të martesave në mesin e të miturve”, tërheq vëmendjen kryetarja Anu Sivaganesan për emisionin “10vor10” të srf, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, vitin e kaluar kjo këshillimore ka regjistruar 352 këshillime për raste të detyrimit për martesë, ose edhe të ndalimit për të jetuar me personin e zgjedhur. Një numër kaq i madh nuk është shënuar më parë.
Sipas këshillimores, te një numër gjithnjë më të madh i të prekurve nga martesat me detyrim është religjioni shkaktari kryesor, transmeton albinfo.ch. Martesat bëhen me ceremoni fetare, fare pa burokraci.
Qyteti i Bernës është duke prirë prej vitesh në luftën kundër martesave me detyrim. Rastet e dyshuara i kalojnë rregullisht Inspektoratit policor. “Gjatë vitit të kaluar kanë qenë 28 raste, më shumë se kurdoherë”, thotë udhëheqësi i Inspektoratit policor, Alexander Ott. Për më tepër, rastet janë bërë më të rënda, thotë ai, transmeton albinfo.ch. “I tërë rrjeti familjar, i gjithë klani, bëjnë ndikimin e tyre te personi i prekur. Pra, nuk është më vetüëm babai ose vetëm meshkujt”.
Prej pesë vjetësh në Zvicër është ndaluar me ligj martesa me detyrim. Megjithatë, politikanët po kërkojnë më tepër angazhim nga federata në këtë drejtim. Deputeti nacional Christoph Eymann nga LDP/BS thotë: “Sa i takon kësaj teme, shtrohet nevoja e veprimit nga niveli nacional. Është bërë punë e mirë paraprake, por tash nevojitet që federata të bëjë presion mbi kantonet, në mënyrë që të bëhet më tepër rreth parandalimit”.
Deri në 5 vjet burgim për martesat e detyruara
Nga 1 korriku i vitit 2013 në Zvicër është në fuqi një ligj kundër martesave me detyrim. Kushdo që i marton fëmijët e tij kundër dëshirës së tyre, dënohet me burgim deri në 5 vjet. Martesat me detyrim dhe ato në mes të të miturve në Zvicër janë parimisht të pavlefshme.
E-Diaspora
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali Raportohet se Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një...
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore Moti aktual kërkon goma dimërore. Prandaj, drejtuesit e mjeteve që kanë vendosur tashmë goma verore duhet...
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër