Lajme
Nëna i kishte afruar dy djemtë te stacioni ku pastaj ndodhi tragjedia
Sipas dajës së dy djemve, nëna e tyre i kishte çuar djemtë e saj në stacionin e trenit
Ata po vonoheshin prandaj kanë vrapuar nëpër shina për të kapur trenin. Tani dy vëllezërit, 13 dhe 17 vjeç nuk janë më në mesin e të gjallëve.
Drama ka ndodhur të martën në mëngjes rreth orës 7, në stacionin e trenit Bruckberg në Bavarinë e Ulët. Sipas dajës së dy djemve, nëna e tyre i kishte çuar djemtë e saj në stacionin e trenit, shkruan bild.de.
Të dy më pas janë përpjekur të kapin trenin për në Landshut, transmeton albinfo.ch Vëllezërit kaluan një pengesë dhe pastaj hynë në shina. Një tren rajonal që po shpejtonte drejt Mynihut, i goditi ata në mënyrë fatale.
“Drejtuesi i trenit provoi frenimin emergjent, por ishte tepër vonë,” thotë zëdhënësi i policisë Günther Tomaschko. Shumë dëshmitarë okularë, përfshirë nxënës, kanë vëzhguar aksidentin fatal dhe për këtë arsye ata kanë marrë përkujdesje psikologjike nga ekipet përkatëse.
“Motra ime është e shkatërruar, nuk mund të flasë”, thotë daja i fëmijëve, shkruan bild.de.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












