Maqedonia
Nëntë vjet burgim për ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski
Një gjykatë në Shkup dënoi të premten me nëntë vjet burgim ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me tre vjet burgim ish-ministrin e Transportit, Mile Janakievski, lidhur me rastin e shkatërrimit të paligjshëm të një ndërtese, pronë e një sipërmarrësi, në vitin 2012.
Për këtë rast gjyqësor të koduar si “TNT” iu dhanë dënime me heqje lirie edhe ish-kryetarit të komunës Gazi Babë të Shkupit dhe një inspektoreje ndërtimore të kësaj komune. Ata u dënuan me nga katër vjet burgim.
Sipas gjykatësit Ognen Stavrev, ish-kryeministri Gruevski dhe ish-ministri Manakievski kishin detyruar kryebashkiakun Toni Trajkovski dhe inspektoren Elisaveta Najdovska që ta rrëzojnë kompleksin ndërtimor të njohur si “Kosmos” të ish-politikanit Fiat Canovski, në shenjë hakmarrjeje për shkak të largimit të tij nga koalicioni qeveritar dhe bashkimit me opozitën e kohës.
Gjykatësi bëri një arsyetim të gjatë për shkakun e refuzimit të mbrojtjes së të akuzuarve që kishte të bënte me faljen e tyre nga ish-Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, në vitin 2016.
Gjykatësi e quajti të pavlefshëm vendimin e ish-presidentit, ndërsa vendimi gjyqësor i së premtes i ngarkon të dënuarit që të bëjnë dëmshpërblimin me një vlerë prej dhjetë milionë eurosh kundrejt sipërmarrësit Canovski. Ndërkohë, ky i fundit kishte paralajmëruar që më parë se do të kërkonte dyzet milionë euro dëmshpërblim nga shteti dhe nga të akuzuarit.
Ndërsa avokati i ish-ministrit Janakievski paralajmëroi ankesë ndaj vendimit gjyqësor, ish-Kryeministri maqedonas, i cili u dënua në mungesë dhe ndodhet në Budapest të Hungarisë, shkruan në Facebook për “përndjekje absurde ndaj tij”.
Ky nuk është dënimi i parë për Nikolla Gruevskin e as për Mile Janakievskin.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













