Bota
Nëntëmbëdhjetëvjeçari grushton policin gjerman
Një shqiptar 19-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit të së shtunës (22 dhjetor) sulmoi Policinë federale gjermane, është arrestuar në stacionin kryesor hekurudhor të Mynihut.
19 vjeçari ishte dëbuar vazhdimisht nga salla e pritjes dhe stacioni i trenit nga punëtorët e stacionit, gjatë natës nga e premtja në të shtunë, shkruajnë mediat gjermane, informon Albinfo.ch.
Ka pasur edhe mosmarrëveshje të përsëritura me persona të tjerë. Atij I ishte shqiptuar edhe ndalim shtëpiak, si dhe dëbime të përsëritura nga vendi, nga patrullat e Policisë federale gjermane por ai rregullisht kthehej në stacion.
Kur pak para orës dy në peronin 27 sërish u dëbua, ai sulmoi zyrtarët e Policisë federale dhe i goditi ata. Gjatë neutralizimit të tij të mëvonshëm, zënka u ashpërsua, me ç’ rast 19-vjeçari e goditi një nëpunës policer duke e hedhur përtokë.
Pas urdhërit për kontroll të gjakut nga prokurori I rrethinës Mynih I, shqiptari iu dorëzua gjykatësit. Për shkak të sulmit, rezistencës kundër oficerëve policorë dhe prishjes së rendit, ndaj tij është lëshuar urdhërrest.
Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë mundur ta vazhdojnë punën, ndërsa 19-vjeçari pësoi lëndime të vogla të fytyrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














