Kosova
Kosova, e gatshme për ndeshjen me Greqinë
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë luhet nesër mbrëma prej orës 20:45.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Griesse në një konferencën për media, ka folur
për sfidën e nesërme kundër Greqisë.
Kosova dhe Greqia do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.
Tekniku i ‘Dardanëve’, është vetëdijshëm së dueli me grekët nuk do të jetë i lehtë, por ai thotë se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Greqinë.
“Nesër ndeshemi me Greqinë dhe të dy ekipet janë në pozitë të njëjtë, pra kanë nga tre pikë. Jemi përgatitur maksimalisht për nesër”, tha Griesse, përcjell Albinfo.ch.
I pari i bankinës së Kosovës, ka folur për repartin sulmues. Ai e pranon se nuk është zgjidhje e lehtë duke u bazuar në grupin e lojtarëve që është në dispozicion.
“Vështirësitë në sulm, Zhegrova apo Rashica?
Po padyshim që është zgjedhje e komplikuar duke marrë parasysh grupin e lojtarëve që kemi, sidomos duke ditur që në disa reparte që kemi shumë lojtarë që mund t’i përzgjedhim dhe në këtë rast, sidomos në sulm është problematike. Mirëpo, padyshim se sot nuk do tregojmë si do të paraqitemi nesër. Të vazhdojmë me këtë ritëm, më rëndësi të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj sipas nevojës të bëjmë ndryshime në pozitat e caktuara. Nëse marrim parasysh grupin që kemi, e shohim që kemi probleme në anën defensive, krahasuar me pjesën ofensive, ku kemi një numër të madh të lojtarëve. E shohim nesër se kush do të luajë në sulm”, theksoi ai.
“Nuk do t’iu referohem ndeshjeve të kaluara, lojëra të cilat kanë përfunduar, janë kryer. Veçse kemi nisur këtë kampanjë me rezultat pozitiv ndaj Qipros dhe kemi studiuar Greqinë si kanë luajtur ndaj Irlandës së Veriut dhe ne do të tentojmë të paraqitemi me stilin dominues, si luajtëm ndaj Qipros ashtu edhe ndaj Greqisë, pa treguar detaje si do paraqitemi sipas formacionit”, pohoi Griesse.
Duelin me Greqinë e vlerëson të vështirë edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ai thotë se nuk ka rëndësi kush shënon gol, por sipas tij, e rëndësishme është fitorja.
Muriqi: Nuk ka rëndësi kush shënon gol
“Greqia është kundërshtar shumë i fortë. Nuk do gabojmë si me Qipron në pjesën e parë do të koncentrohemi. Sa i përket golave nuk ka rëndësi kush shënon, por me rëndësi fitorja. Normalisht jam sulmues dhe nëse shënoj dhe fitoj do jem shumë i lumtur, shpresoj që nesër të jetë dita jonë”, tha Muriqi.
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











