Kosova
Nesër varroset polici, shpallet ditë zie
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se nesër do të varroset polici i vrarë dje në Istog pas një shkëmbimi zjarri me një person që tentoi ta grabisë bankën.
Haradinaj ka thënë se nesër e gjithë Kosova do të jetë në ditë zie për nder të policit Izet Demaj.
Ai madje ka thënë se familja e policit të vrarë do ta ketë gjithë përkrahjen e shtetit, përcjell albinfo.ch.
“Dje ka qenë një ditë e ndjeshme. Dje u vra një polic në detyrë si dhe sulmuesi i involvuar në plaçkitje. Polici ka shtirë në mbrojtje të vetes, rendit dhe e ka paguar me jetë, si dhe sulmuesi. E falënderoj drejtorin për menaxhimin e gjendjes në ditën e djeshme. Po ashtu i jap përkrahje policisë”, ka thënë Haradinaj.
“Do t’i marrim të gjitha veprimet që policia të ketë përkrahje. Nesër do të shpallet ditë zie për Kosovën kur edhe është dita e varrimit. Do të marr pjesë në varrim nesër që të jemi afër familjes në të gjitha kërkesat e familjes. Ligjet kanë avancuar dhe në ditët e para të janarit do të procedohen këto ligje. Shembulli i djeshëm është për të gjithë që, ligji është ligj. Kemi filluar procesin për shtimin e efektivëve. Po shihet që jemi të ekspozuar, një pjesë e mirë e tyre ka karrierë të bujshme kriminale edhe në Perëndim”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026












