Kuriozitete
Netflix pëson rënie, synon të sjellë ndryshime në shërbime
Ndryshimet që pritet të ndodhin së shpejti janë krijuar për të ndihmuar kompaninë Netflix të rifitojë vrullin që ka humbur gjatë vitit të kaluar.
Një rënie e papritur e numrit të abonentëve ka bërë që platforma Netflix të konsiderojë ndryshimet në shërbimin që ofron: Reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimi i një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat.
Platforma Netflix fitoi shumë abonentë në kohën sa shtetet kishin vendosur masa bllokimi për shkak të pandemisë, përcjell Albinfo.ch.
Netflix ofron përmbajtje të ndryshme, përfshirë: filma, seri, dokumentarë, muzikë.
Baza e klientëve të Netflix ra për 200,000 abonentë gjatë tremujorit janar-mars, tkurrja e parë që është evidentuar që kur shërbimi i transmetimit u bë i disponueshëm në pjesën më të madhe të botës jashtë Kinës gjashtë vjet më parë.
Rënia erdhi pjesërisht nga vendimi i Netflix-it për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste kundër luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Kjo rezultoi në humbjen e 700,000 abonentëve.
Netflix parashikoi një humbje prej dy milionë abonentësh të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.
Aktualisht një abonent i Netflix mund të ndajë fjalëkalimin e tij me persona të tjera, e të cilët mund të shikojnë përmbajtjen që ofron kjo platformë falas. Kjo pritet të kufizohet.
Për të nxitur më shumë njerëz që të paguajnë për llogaritë e tyre, Netflix tregoi se do të zgjerojë një program provë që ka nisur në tri vende të Amerikës Latine – Kili, Kosta Rika dhe Peru, transmeton rel.
Në këto vende, abonentët mund të zgjerojnë shërbimin në një familje tjetër për një çmim më të ulët.
Në Kosta Rika, për shembull, çmimet e Netflix variojnë nga 9 deri në 15 dollarë në muaj, por abonentët mund të ndajnë hapur shërbimin e tyre me një familje tjetër për 3 dollarë shtesë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











