Kosova

Nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave amerikane do të jepen në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shkojnë në Shkup më për një vizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në Prishtinë do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që shkojnë në këtë ambasadë për të marrë ndonjë vizë, përcjell albinfo.ch.

Një zyrtar i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes videos tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

“Ata që vijnë për të aplikuar nuk duhet të marrin asgjë me vete, përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës. Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës”, thuhet ndër të tjera për njoftimin për procedurat për të aplikuar për vizë.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

New instructions for visa applicants:

The Embassy has a new location—and some new instructions for visa applicants:

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Vendredi 6 septembre 2019