Lajme
Nga arratia, Azem Syla jep dorëheqje
Derisa vazhdon të mbetet “kaçak”, deputeti Azem Syla thotë se ndaj tij është duke u zhvilluar një proces jo i drejt, ndërsa nuk tregon vendndodhjen
Nga arratia, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale. Derisa vazhdon të mbetet “kaçak” Syla thotë se ndaj tij është duke u zhvilluar një proces jo i drejt, ndërsa nuk tregon vendndodhjen. Dorëheqjen e tije ka mirëpritur kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe bashkë partiaku, Kadri Veseli.
“Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, nga të qenit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime”, ka deklaruar Syla për lajmi.net.
Menjëherë ka reaguar kryeparlamentari Kadri Veseli që është dhe nënkryetari i PDK-së, duke e përshëndetur dorëheqjen e Syles.
“Përshëndes dhe përgëzoj deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, për aktin fisnik të dhënies së dorëheqjes prej mandatit të deputetit për t’i hapur plotësisht rrugën organeve të drejtësisë në procesin e zbardhjes dhe trajtimit të çështjes së hapur ndaj tij. Me këtë veprim ai po vendos një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata që gjenden në rrethana të ngjashme”, thotë Veseli.
Kryetari i Kuvendit i inkurajon të gjithë zyrtarët tjerë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e Sylës, dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë, në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vet.
Deputeti i PDK-së, Azem Syla, i njohur si “Daja” dyshohet se është udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore në afërsi të Prishtinës. Bashkë me Sylën dyshohet se janë përfshirë një grup prej 52 vetash, përfshirë policë, gjykatës, avokatë shqiptarë e serbë.
EULEX-i dhe Policia e Kosovës dje bastisen 40 lokacioneve nëpër gjithë vendin dhe arrestuar 6 zyrtar nën dyshimin se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro. Ky ishte operacionin më i madh të EULEX-it ku janë përfshirë 350 policë. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish kryetari i Gjykatës së Prishtinës, Nuhi Uka.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës Koha e rregullt përfundoi pa fitues 2:2, në një spektakël të futbollit shqiptar ... -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?











