Lajme
Nga korriku, certifikatat digjitale të COVID-19, të obligueshme
Brukseli merr vendim
Sot, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë arritur marrëveshje për krijimin e certifikatave digjitale për qytetarët e BE-së, që nga korriku do të duhej t’ua lehtësonte mënyrën e udhëtimit në vendet e BE-së, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se marrëveshja është arritur pas katër raundeve të bisedimeve të Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare, e bazuar në propozimin e Komisionit Evropian do të aplikohen certifikatat digjitale që do të “hapin kufijtë” dhe të pranojnë të gjitha vendet anëtare, në mënyrë që do të ofrojnë informacionet e nevojshme për vaksinim, siç është posedimi i antitrupave apo testi negativ PCR, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, në Bruksel kanë bërë të ditur se në marrëveshjen e mbrëmshme është hapur rruga “për certifikatën e përbashkët digjitale evropiane që do të jenë të gatshme deri në korrik”.
Ndërkohë, Komisioni Evropian është angazhuar që të ndajë 100 milionë euro në kuadër të mekanizmave për përkrahje emergjente për të pasur qasje në testet ekzistuese anti-COVID.
Vlen të theksohet se certifikata e gjelbër digjitale, nganjëherë jozyrtarisht e quajtur pasaporta COVID, do të mundësojë që kudo në BE përmes leximit të kodit QR, të kontrollohet certifikata që tregon nëse bartësi i saj nuk është i infektuar.
Janë paraparë tri mënyra që mund ta dëshmojnë këtë. E para, që personi është vaksinuar kundër COVID-19 apo që i sëmuri nga coronavirusit kohë më parë konsiderohet i mbrojtur nga antitrupat, e nëse nuk është vaksinuar dhe nuk ka antitrupa të mjaftueshme, duhet të ketë testin “e freskët” negativ PCR.
Me konfirmime të tilla, personat do të mund të kalojnë kufijtë mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, pa iu nënshtruar masave të rrepta kufizuese që deri më tani kanë qenë në fuqi, siç ishte testimi apo vetizolimi.
Kjo marrëveshje do të duhej të ishte në fuqi në një periudhë 12-mujore. E shtetet anëtare duhet t’i pranojnë certifikatat që i kanë lëshuar vendet e tjera anëtare dhe atë për vaksinat e miratuara në BE. Aktualisht vaksinat e miratuara në vendet e Bashkimit Evropian janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Personat që nuk kanë “ceritifikata” të tilla, nuk do të mund të udhëtojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













