Kosova
Nga nesër pritet borë në Kosovë
Një front i ftohtë, që po afrohet nga veriu i kontinentit do të kalojë ditën e nesërme mbi vendin tonë
Një front i ftohtë, që po afrohet nga veriu i kontinentit do të kalojë ditën e nesërme mbi vendin tonë, paralajmëron Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë parashikon se në mëngjes do të mbajë mot i butë me reshje shiu, e me kalimin e frontit temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, e në vise malore mbi 1500m priten edhe reshje bore.
“Ditën e diel, pas ngricave në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Ditën e martë, sërish një front i ftohtë nga veriu do të depërtojë mbi vend, që do të sjellë masa më të ftohta ajrore, e priten reshje bore edhe në vise të ulëta”, bën të ditur PW.
Sipas Prishtina Weather, ditën e shtunë vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel meqë nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror, do të rriten edhe në të pashëndetshme.
Parashikimi për datat 30 nëntor – 4 dhjetor:
30.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vranësira, reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
1.12 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.
2.12 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
3.12-4.12 – Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C, ditën e nesërme, në -2C ditën e diel, e maksimale nga 8C, në 3C deri 4C ditën e martë dhe mërkurë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 1-10m/s, drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant













