Kosova

Nga sot, edhe në Kosovë mund t’i mbushni veturat elektrike

Edhe Kosova u është bashkuar vendeve të Evropës në një përpjekje për ta ruajtur ambientin.

Prej sot edhe në Kosovë mund të mbushen veturat elektrike.  Kompania e derivateve HIB Petrol ka sjellë mbushësin elektrik për veturat me rrymë, përcjell albinfo.ch.

Kjo kompani ka njoftuar se gjatë tërë vitit ky shërbim do të ofrohet falas për klientë. Duhet theksuar se në Kosovë ka fare pak vetura me rrymë dhe shteti nuk ofron ndihma, siç e bëjnë shumica e shteteve në BE.