Maqedonia
Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burgim për pastrim parash
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, u dënua me 7 vjet burgim nga Gjykata Penale e Shkupit, për rastin “Parcelat në Vodno”, të inicuar nga ish-Prokuroria Speciale.
Ai u dënua për pastrim parash, pasi kishte shfrytëzuar paratë e donacioneve për partinë e tij për të blerë prona të patundshme për vete, por duke i regjistruar në emra të personave të tjerë.
Gazetarja e “Euronews Albania” në Shkup, Ferikan Iljazi, thotë se ky është dënimi i tretë për Gruevskin, por nuk dihet nëse ish-kryeministri do t’i vuajë dënimet për shkak se ndodhet në Hungari që prej vitit 2018.
“Është dënimi i tretë për Gruevskin. Ish-kryeministri është në arrati në Hungari dhe nuk dihet nëse do t’i vuajë dënimet në Maqedoninë e Veriut. Ai po i komenton dënimet e dhëna ndaj tij në rrjetet sociale. Sipas Gruevskit, janë shantazhuar bashkëpunëtorët e tij”, u shpreh gazetarja.
Iljazi informoi se bashkëpunëtorët e Gruevskit kanë pranuar faktin se kanë pastruar para në mënyrë që ish-kryeministri të blejë prona të patundshme në Maqedoninë e Veriut./Euronews
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














