Gjuha
Nis mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit në Paris
Mësimi i gjuhës shqipe është bërë e ditur se do të fillojë sot përmes teatrit në Paris të Francës. Kjo risi është metodë atraktive që aplikohet prej disa vjetësh në Paris, shkruan albinfo.ch.
Shoqata shqiptare “Albania”, në bashkëpunim me shoqatën “ProCulture” nga dita e nesërme do të fillojnë zbatimin e këtij programi, për zhvillimin e njohurive të fëmijëve të komunitetit shqiptar rreth gjuhës dhe kulturës së vendit të origjinës.
Në përfundim të këtij programi, të gjithë nxënësit shqiptarë do të japin një shfaqje në “Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës” që organizohet në Paris.
Njoftimi i plotë:
Shoqata ALBANIA në partneritet me Shoqatën ProCulture janë të kënaqur t’ju ftojmë të filloni kurset e gjuhës shqipe për fëmijë.
Takimi me mësuesin, nxënësit dhe prindërit e nxënësve do të zhvillohet më 09.11.2019, ora 10:00, në ambientet e Shtëpive të Shoqatave të 7-të. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë















