Shqipëria
Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shqipëri
3 ditë para zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë
Ka nisur sot shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur në KZAZ e 12 qarqeve, ndërsa shpërndarja në qendrat e votimit nis një ditë para zgjedhjeve, një proces që do të mbikëqyret nga pilicia.
Vlen të theksohet se fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene, ku ka edhe fletëvotimi të veçanta për persona me aftësi të veçantë.
Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, ka informuar për mediat se tashmë procesi zgjedhor ka marrë hovin përfundimtar dhe është gati për ditën e diel.
“Shumica e fazave të përgatitjes janë përmbyllur dhe siguron se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve”, tha ajo.
Po ashtu, ajo tregon se për 8 qarqe shpërndarja e materialeve po ndodh sot, kurse nesër vijohet për 4 qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
“Por me mbërritjen e fletëve ky proces mori dhe hovin përfundimtar. E para ka qenë dhomat e fshehtësisë për personat, po ashtu dhe materialet anti-Covid, KQZ, KZAZ, dhe posterat informues si duhet të sillemi.
Fazaa e dytë kanë qenë kamerat, vëzhguesit, u shparndanë në çdo KZAZ. Tani është dhe baza materiale zgjedhore, kutitë e votimit për pjesën më të madhe të qarqeve, Korça, Vlora, Dibra, Gjirokastra, Fieri, Berati.
Ndërkohë, nesër shpërndahet dhe për qarqet e tjera Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
Janë marrë të gjitha masat që të kryhet në kohë rekord, dhe çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.
Kujtojmë që në vend janë mbi 5100 qendra votimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












