Kosova
Nis zbatimi i vendimit për produktet nga Serbia e Bosnja
Ka filluar nga doganat zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Dogana e Kosovës kanë filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksimin shtesë prej 10% të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësi Adriatik Stavileci.
“Duhet të ceket se nga Serbia si dhe nga Bosnja ka një import mjaft të madh, nga Serbia importi vjetor është rreth 400 milionë euro, ndërsa nga BeH është rreth 50 milionë euro import të produkteve të Bosnjës”, ka thënë Stavileci.
E ministri i shkarkuar para dy muajsh i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, thotë se vendimi i tanishëm dallon prej vendimit të marrë në kohën e tij për mbrojtjen e produkteve bujqësore në masën 30%, përcjell albinfo.ch.
“Sepse ky vendim me të vërtetë shkel edhe MSA-në edhe Cefta-në. Sepse nuk mund t’i vendoset një taksë e gjithëmbarshme pa bërë një analizë. D.m.th MSA dhe Cefta lejojnë masa, duke i zbatuar dy ligjet në fuqi, ligjin anti-dumping dhe ligji për masa mbrojtëse dhe subvencionim. Këta nuk janë bazuar në asnjërin ligj”, tha Hasani.
Shkaku i kësaj, sipas ish ministrit Hasani, qeveria nuk do të mund të përballojë presionin e Bashkimit Europian për anulimin e kësaj takse.
“Unë jam i bindur që Qeveria e Kosovës nuk mund t’i përballojë presionit të BE-së. BE-ja na është përzier edhe në konkurset e ndryshme, ndoshta për vendosjen e një kryeshefi të Agjencisë, e jo se për një masë të tillë” , thotë Hasani.
Në rast se Qeveria e Kosovës nga detyrimi duhet ta largojë taksën, Hasani thotë se krijohet rasti ideal të kushtëzohen vendet e CEFTA-së të ri-nënshkruhet marrëveshja, sepse aty figuron UNMIK-u. Po ashtu ai thotë se taksa prej 10% nuk u ndihmon prodhuesve kosovarë, por ajo duhet të jetë 30% për produkte të caktuara.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













