Lajme
Një agjent i inteligjencës gjermane po akuzohet se i dha dokumente sekrete Rusisë
Një agjent i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë dhe një bashkëpunëtor janë akuzuar për tradhti, pasi po dyshohet se i kanë dhënë Rusisë dokumente sekrete.
Sipas njoftimit nga prokuroria, oficeri i inteligjencës, i identifikuar si Carsten L, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë u arrestua në Berlin më 21 dhjetor të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Një biznesmen gjerman i vetëpunësuar, i identifikuar si Arthur E, i dyshuari i dytë, ishte arrestuar në aeroportin e Mynihut më 22 janar, ndërsa kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shërbimi Federal i Inteligjencës së Gjermanisë ka thënë se solli prokurorë menjëherë pasi hetimet e brendshme vërtetuan informacione për një rast të mundshëm tradhtie.
Sot, prokurorët federalë thanë se Carsten L ishte njohur me Arthur E. që nga maji i vitit 2021 dhe se ky i fundit ishte në kontakt me një biznesmen me bazë në Rusi, me lidhje me FSB-në, agjencia e brendshme e inteligjencës ruse.
Të tre dyshohet se u takuan në shtator të vitit 2022 dhe komplotuan për të siguruar informacione të ndjeshme të BND-së gjermane për FSB-në ruse.
Përmes një deklarate, prokurorët kanë thënë se Carsten L ofroi gjithsej nëntë dokumente në lidhje me një projekt mbi mbledhjen e inteligjencës teknike në dy raste midis mesit të shtatorit dhe fillimit të tetorit të vitit të kaluar, duke i printuar ose duke i fotografuar ato në ekranin e kompjuterit të tij.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













