Bota
Një anije me migrantë fundoset në ishullin grek
Të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën sot pasi një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek Samos, njoftuan rojat bregdetare.
Të paktën 12 persona u gjetën në bordin e kësaj anijeje. Dy fëmijë vdiqën, pak pasi u nxorën nga uji, ndërkohë që trupi i një burri u gjet pak më pas.
”Mbi 200 kandidatë për azil kanë vdekur që nga fillimi i vitit në detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (OIM), shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2018, rreth 48 000 refugjatë ose emigrantë hynë në Greqi, përfshirë gati 32 000 nëpërmjet ishujve të detit Egje në afërsi të brigjeve turke.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












