Lajme
Një gazetar hidhet nga katet e larta të ndërtesës së RTK-së
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa i vdekuri është gazetari i RTK-radios, Emin Rexhepi 39 vjeç
Emin Rexhepi 39 vjeç, gazetar i Radio Kosovës është hedhur nga katet e larta të objektit të RTK-radios dhe ka vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet që kanë çuar gazetarin dhe redaktorin e muzikës rok, në vdekje. Policia apriori këtë e vlerëson si vdekje të dyshimtë.
Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së e morën me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e punëtorit të Radios, Emin Rexhepit. Emini, sipas tyre, ishte një punëtorë i zellshëm, djalë i qetë, komunikativ dhe i shoqërueshëm.
“Kjo është një humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës. Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa nga organet kompetente kërkon që të zbardhin në detaje vdekjen e tij”, thuhet në kumtesën lëshuar nga menaxhementi i RTK-së.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. AGK përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllime familjes e farefisit të të ndjerit Rexhepi si dhe komunitetit të gazetarëve për humbjen e jetës së kolegut të tyre.
AGK konsideron se kjo është një humbje për gazetarinë dhe se dëgjuesve do t’ju mungojë një zë i cili i ka shoqëruar në emisione të ndryshme në radio. AGK kërkon nga policia dhe organet e drejtësisë ndriçimin e rrethanave që çuan në vdekjen tragjike të 39 vjeçarit, i cili la pas vetes gruan dhe dy fëmijë.
“I ndjeri Emin Rexhepi, gjithmonë do të kujtohet si punëtor i zellshëm dhe i urtë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në një komunikatë për media.
Vdekjen e gazetarit Emini e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë shumë detaje. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rreth orës 17:00 kanë marr një informatë për një vdekje të dyshimtë në rrugën “George Bush”, më saktësisht te ndërtesa e Radio Kosovës.
“Ajo që dimë deri me tani është se i vdekuri është i gjinisë mashkull i lindur në vitin 1976 i nacionalitetit shqiptar. Për detaje tjera, ne i presim rezultatet e mjekësisë ligjore”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? Vala e të nxehtit po rikthen kujtimet e verës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës... -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës














