Bota
Holandë: Një i vrarë e disa të plagosur nga sulmi në tramvaj
Një person i armatosur hapi zjarr në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës, duke vrarë së paku një person dhe plagosur disa të tjerë.
Zyrtarët thanë se incidenti mund të lidhet me terrorizëm. Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar ndodhet në arrati.
“Disa njerëz janë plagosur. Zona përreth sulmit është mbyllur dhe ne po e hetojmë rastin”, tha policia e qytetit në një postim në Twitter.
Në një tjetër njoftim, policia po ashtu tha se “motivi i mundshëm terrorist është pjesë e hetimeve”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e anuloi një takim me koalicionin e tij qeveritar, pasi u njoftua për situatën, thanë zyrtarët.
Kreu i Shërbimit Kombëtar Kundër Terrorizmit, Pieter-Jaap Aalbersberg, tha se po mban konsultime rreth incidentit dhe se terrorizmi nuk mund të përjashtohet si motiv.
Shërbimet e sigurimit raportohet se i kanë kërkuar Qendrës Mjekësore Universitare të Utrehtit të hapin një repart të veçantë për të ndihmuar në kujdesin për të plagosurit.
Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se disa shërbime të tramvajit po vazhdonjnë në qytet, ndonëse i paralajmëroi udhëtarët që “t’i kenë parasysh vonesat”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit














