Lajme
Një ilaç antiviral ndalon deri në 100 herë përhapjen e COVID-19
Një ekip kërkimor amerikan, i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit të Karolinës së Veriut, ka treguar se ilaçi antiviral Molnupiravir (EIDD-2801) zvogëlon ndjeshëm përhapjen virale të koronavirusit SARS-CoV-2, kur administrohet para dhe pas ekspozimit ndaj patogjenit, raporto Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Ky ilaç eksperimental antiviral i krijuar, fillimisht, për të luftuar viruset e gripit, jo vetëm që është në gjendje të frenojë shumëzimin e koronavirusit SARS-CoV-2, por gjithashtu mund të parandalojë në mënyrë efikase infeksionin.
Molnupiravir, i njohur gjithashtu si MK-4482/EIDD-2801, ka arritur rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme në testet laboratorike.
Ilaçi tashmë ka hyrë në provën klinike Faza 2/3 dhe nëse rezultatet e vëzhguara në laborator konfirmohen edhe te njerëzit, mund të përfaqësojë një armë jashtëzakonisht të vlefshme në luftën kundër pandemisë së COVID-19.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













