CH-Ballkani
Një kamerier që rrezikon establishmentin arrogant të Bosnjës
Vdekja e djalit të tij e ka kthyer Davor Dragicevic-in në një figurë qendrore të protestës kombëtare. Kjo tregon që arroganca e të Pushtetshëmve bashkon banorët e ndarë etnikisht, shkruan fillimisht “NZZ”
Djali i Davor-it, David Dragicevic (21) si student i elektroteknikës në Banja Lukë është zhdukur natën e 17 dhe 18 marsit. Gjashtë ditë më vonë gjendet kufoma e tij pranë lumit Verbas (Republika Srpska).
Raporti policor tha se ai është mbytur dhe ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, megjithatë kjo nuk ka bindur babain e tij, një veteran lufte, i cili ka nisur edhe protestën ku ka gjetur mjaft mbështetës, përcjell albinfo.ch. Kjo shtyri një obdukcion të dytë të 21 vjeçarit të ndjerë në Beograd, ku u vërtetua se ai kishte jetuar edhe dy deri në katër ditë pas vdekjes.
Për babain tashmë është e qartë. Djali i tij është vrarë. Ai ka gjetur mbështetje te mijëra banorë dhe sëbashku protestojnë kundër arrogancës së të pushtetshëmve me moton “Drejtësi për Davidin” në sheshin qendror të Banja Luka – Krajna. Në rrjetin social Facebook, ata kanë 200.000 ndjekës.
Kjo ka shtyrë protesta edhe në pjesën tjetër të Bosnjës, ku në Sarajevë kanë dalur të irrituar banorët për vdekjen e dyshimtë të para disa viteve të Dzenan Memic (22). Raporti policor thoshte se ai është aksidentuar, por të afërmit besojnë se ai është vrarë.
Këta udhëheqës “nuk kanë as fe as komb”, tha mes tjerash Davor Dragicevic.
Vendi me platformë patriotike dhe asgjë tjetër
Protestën e Banja Lukës kërkon ta shmang presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik. Në tetor janë zgjedhjet, ndërsa ai nuk ka çfarë të ofrojë përveç sloganeve patriotike.vPër të qenë pranë popullit, Dodik mori pjesë në varrimin Davidit, më pas lejoi babain e të ndjerit të marrë pjesë në parlament. Ai foli për një komplot të oficerëve të lartë policorë. Këtu i dështoi plani Dodikut për ta zbutur protestën, andaj tani flet për instrumentalizim të saj nga të huajt. Vdekja e Davidit është ‘politizuar’.
Kur është te politika, gazetarja Tanja Topic thotë se qytetarët kërkojnë nga drejtuesit që të bëjnë punën e tyre, atëherë patjetër që “drejtësia për Davidin” është një lëvizje politike.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














