Lajme
Një kurd i vë zjarrin vetes para UNHCR-së në Gjenevë
Ai është dërguar me helikopter në Spitalin Universitar të Lozanës, ku po trajtohet në repartin e specializuar për viktima të djegies
Një burrë 31-vjeçar është lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes para godinës së Komisariatit për refugjatë në kuadër të OKB-së (UNHCR) në Gjenevë. Kjo ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, shkruajnë mediat zvicerane.
Personi në fjalë është një kurd nga Siria, me banim në Gjermani, ka bërë të ditur për 20minutes një zëdhënës i policisë së Gjenevës.
Forcat e sigurisë të godinës së UNHCR-së i kanë dalë në ndihmë menjëherë kurdit, duke ia shuar zjarrin në një kohë të shkurtër, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai është dërguar me helikopter në Spitalin Universitar të Lozanës, ku po trajtohet në repartin e specializuar për viktima të djegies.
UNHCR është shprehur e prekur thellësisht me rastin.
Sipas zëdhënësit të policisë, në momentin e zjarrvënies që ka ndodhur rreth orës 7 e 40, kishte mjaft njerëz rrugëve. “Shumë nga ta kanë pësuar tronditje dhe tani u është ofruar përkujdesja psikologjike”.
Kurdët gjatë javëve të fundit kanë zhvilluar shumë manifestime proteste në qytetet si Bernë, Cyrih, Lucern, Gjenevë etj. kundër ofensivës ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? Ekspertët theksojnë gjithashtu se puna me kohë të pjesshme nuk është gjithmonë zgjedhje e lirë. Në... -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud -
Zvicra në mesin e top vendeve me konsum të lartë të pastës në botë -
Stacioni i trenit në Cyrih ofron “përvojën më të mirë premium” për udhëtarët














