Kosova
Një muaj paraburgim për të dyshuarit për kontrabandim migrantësh
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve G. V., S. K., G. E., F. V. dhe A. SH., njofton kumtesa zyrtare.
Sipas aktakuzës, më 12 prill 2019, i pandehuri G.V., në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ka tentuar që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me veturën e tij t’i transportonte në Zvicër, mirëpo me rastin e kontrollimit në pikën kufitare, është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., dyshohet të ketë kryer veprën penale “kontrabandimi me migrantë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, të pandehurit S.K., G.E., F.V., dhe A.SH., dyshohet që më 10 prill 2019, te qendra tregtare “Jora Center”, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, me qëllim të përfitimit pasuror dhe shfrytëzimit të dokumentit si origjinal, kanë ndryshuar dhe kanë përdorur dokumentet e falsifikuara si origjinale, në atë mënyrë që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me dije i kanë përdorur letërnjoftimet e falsifikuara italiane, të cilët i kanë blerë nga 1300 – 1500 euro, nga i pandehuri G.E., të cilat i njëjti i kishte siguruar nga i pandehuri S.K.
Me këto veprime, të pandehurit S. K., G. E., F. V. dhe A. SH., dyshohet që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit” të KPRK-së.
Gjatë bastisjes të dyshuarit S.K., i’u është gjetur edhe një armë zjarri, i cili ngarkohet me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













