Lajme
Një në tre zviceranë nuk duan më të lënë bakshish
Ngrënia jashtë vazhdon të jetë një traditë e dashur për zviceranët, por një studim i fundit nga Marketagent tregon se kjo dëshirë po pëson ndryshime. Në një anketë me mbi 3.000 persona në rajonin DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër), përfshirë 1.039 nga Zvicra, rezultoi se, ndonëse entuziazmi për restorantet mbetet i lartë, disa faktorë po dëmtojnë përvojën e klientëve, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Një nga çështjet më të debatueshme është bakshishi. Sipas studimit, 58% e zviceranëve nuk janë të sigurt sa duhet të japin, ndërsa 27% japin bakshish edhe kur shërbimi është i dobët, kryesisht nga zakoni apo mirësjellja. Megjithatë, një në tre zviceranë (37.6%) preferojnë të mos japin fare. Krahasuar me Austrinë (21%) dhe Gjermaninë (29%), zviceranët janë dukshëm më kundër kësaj praktike.
Cilësia e shërbimit është një tjetër shqetësim i madh. 27% e të anketuarve mendojnë se shërbimi në restorantet zvicerane është përkeqësuar, ndërsa Austria ka performuar edhe më dobët. Megjithatë, zviceranët rrallë ankohen direkt vetëm dy herë në vit japin “kritika miqësore”, ndërsa një ankesë e qartë bëhet mesatarisht vetëm një herë në vit.
Ndër problematikat kryesore që klientët kanë identifikuar janë vlera e dobët për paratë (32%), koha e gjatë e pritjes (28%) dhe shërbimi jo i kënaqshëm (27%), transmeton albinfo.ch.
Një çështje e ndjeshme mbetet uji i rubinetit, i cili porositet rregullisht nga dy në tre zviceranë, shumë më tepër se në Gjermani (22%). Megjithatë, çmimet e larta kanë shkaktuar pakënaqësi disa restorante e tarifojnë një litër ujë deri në 8 franga, ndërsa çmimi i pranueshëm për klientët është rreth 1.50 franga.
Probleme të tjera përfshijnë rregullat e reja të rezervimeve, 72% e të anketuarve refuzojnë të japin të dhënat e kartës së kreditit për rezervime, ndërsa tarifat shtesë dhe gjobat janë gjithashtu një burim shqetësimi. Pavarësisht kësaj, 16% pranojnë se e kanë lënë një rezervim pa e anuluar dhe një përqindje e barabartë bëjnë rezervime në disa restorante njëherësh.
Sipas Roland Zeindler, Drejtor Menaxhues i Marketagent Zvicër, sfidat e fundit kërkojnë vëmendje nga industria e restoranteve: “Zviceranët vlerësojnë ushqimin cilësor dhe janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të, për sa kohë që cilësia dhe shërbimi janë në nivel. Por praktikat e reja, si tarifat për ujin e rubinetit dhe kërkesat për kartat e kreditit, po ndikojnë në përvojën e klientëve. Industria duhet të reagojë me ndjeshmëri për të ruajtur dëshirën e konsumatorëve për të ngrënë jashtë,” transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar Një grup burrash janë ndaluar përkohësisht, pasi roli i tyre është aktualisht i paqartë, njoftoi të... -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë












