Lajme
Një shqiptare 28-vjeçare u gjet e pajetë në Gjermani, ‘Bild’ zbulon detaje
Një ngjarje e rëndë është raportuar më 5 qershor në qytetin Wadern të Gjermanisë, ku një grua shqiptare është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta. Gazeta gjermane “Bild” ka sjellë detaje të reja nga vendi i ngjarjes.
Sipas “Bild”, trupi i viktimës u zbulua në orët e hershme të mëngjesit pranë një zone pyjore, afër autostradës që lidh Hermeskeil me Nonnweiler. Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasësi është një shtetas gjerman 34-vjeçar, i cili ishte në arrati, por që tashmë është arrestuar nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të qytetit Wadern, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Trier-it thekson: “Përmes hetimeve të thelluara, është identifikuar një i dyshuar nga rajoni Saarland. I njëjti është vënë në pranga mbrëmjen e kaluar.”
Derisa autoritetet nuk kanë dhënë ende hollësi mbi shkakun konkret të vdekjes apo natyrën e plagëve të viktimës, ato kanë bërë të ditur se viktima dhe autori njiheshin mes vete. Po ashtu, gjatë arrestimit të të dyshuarit janë sekuestruar edhe armë të dyshimta.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet gjermane po punojnë për të zbardhur plotësisht motivin e kësaj ngjarjeje tragjike.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












