Kosova
Një shtetase e huaj u gjet pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”
Policia e Kosovës po e heton vdekjen e një shtetaseje të huaj, e cila u gjet pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”, përcjell albinfo.ch.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raporton 24-orësh, viktima është gjetur nga patrulla policore gjatë patrullimit në këtë autostradë.
Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur në një trup të pajetë të një viktime femër, shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Sipas raportimeve në media, viktima është një shtetase e Ukrainës.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













