Lajme
Një sukses i QKUK-së me ndihmën e mjekut të Lucernes
Me ndihmën e mjekut specialist nga spitali i Lucernës së Zvicrës, dr. Florim Cuculit, sot në Prishtinë është bërë një operacion kompleks, duke ia shpëtuar jetën një 60 vjeçari
Nën mbikëqyrjen e kardiologut të njohur nga spitali i Lucernës së Zvicrës, dr. Florim Cuculit, ekipi i Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të mërkurën ka shënuar edhe një sukses, duke bërë një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e kardiologjisë invazive, “në stentimin e trungut komun të pambrojtur”.
Me këtë intervenim, siç njoftoi QKUK, i është shpëtuar drejtpërdrejt jeta të sëmurit A. A. 60 vjeç, i cili ka qenë në gjendje tejet kritike. Ky njëherit ka qenë operacioni i parë i këtij lloji që u bë në QKUK.
Një trajtim i tillë invaziv, thuhet në njoftim, bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.
Kryemjeku i Kardiologjisë invazive në Spitalin e Lucernës dr.Florim Cuculi ka qëndruar për një vizitë pune në Klinikën e Kardiologjisë në Prishtinë nga 7 deri më 10 dhjetor, ku, përveç ligjëratave, ka bërë edhe trajtimin e pacientëve me patologji komplekse.
Sipas njoftimeve të QKUK-së, në këtë Kardiologji është shumëfishuar numri i të gjitha procedurave invazive kardiologjike, duke përfshirë edhe trajtimin me sukses të infarktit të miokardit, i cili nuk ishte bërë më herët. Këtu kryhen mesatarisht rreth 10 procedura invazive në ditë, por jo të këtij lloji.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











