Bota

Një tërmet i fuqishëm godet Kinën

Raportohet se në mesin e së paku 19 të vdekurve gjashtë janë turistë, ndërsa janë evakuuar rreth 45 mijë persona.

Një tërmet 7.0 shkallë të Rihteerit ka lënë të vdekur së paku 19 persona dhe ka lënduar 247 të tjerë në provincën Sichuan të Kinës.

Raportohet se në mesin e të vdekurve gjashtë janë turistë, ndërsa janë evakuuar rreth 45 mijë persona.

Administrata Kineze e Tërmeteve thotë se janë vënë re më shumë se 1000 lëkundje pas tërmetit të fuqishëm, me më të madhen që ka arritur në 4.8 shkallë të Rihteerit.

Më shumë se 87 mijë njerëz kishin vdekur në një tërmet në Sichuan në vitin 2008.