Lajme
Një tiranas në krye të një komune austriake
Alban Ymeri ka arritur sukses në karrierën e tij duke u zgjedhur kryetar i komunës Assling në Tirolin e Austrisë
Mediat austriake kanë shkruar se shqiptari i lindur në periferi të Tiranës ka kaluar rrugë të gjata dhe të rënda të jetës së tij, por kësaj radhe siç duhet kjo rrugë e gjatë i ka sjellë suksese atij, njofton agjencia e lajmeve INA.
Alban Ymeri është drejtues i komunës së Assling-ut, dhe se ai drejton jo vetëm shërbimet komunale, por edhe të tërë stafin e personelit komunal. 38 vjeçari ka marrë detyrën nga Thomas Jungmann-it, i cili ka përfunduar mandatin, për shkak të kompanisë së tij private.
Alban Ymeri është një jurist i diplomuar, ku studimet përfundoi në qytetin Siena të Italisë. Ai ka rrëfyer se para se të arrij në Itali, punonte si shërbëtor në një kafene në Tiranë, ku në vitin 1991 ishte arratisur nga Shqipëria. Pasi ai kishte njohur një femër nga Austria, e cila sot është gruaja e tij, kishte kaluar në Austri në qytetin Lienz ku edhe vazhdoi studimet.
“Jam i lumtur me bashkëshorten time Carmen dhe ende flasim gjuhën italiane që nga dita e parë e takimit”, thotë Albani, i cili ka një fëmijë vajzë dhe është në pritje të fëmiut të dytë.
Në planin profesional, përveç studimeve në juridik, ai ka diplomuar agjent Immobiliesh. Albani flet mirë gjuhën shqipe, ruse, gjermane, angleze dhe atë italiane. “Sikur të mos kisha mbështetjen nga bashkëshortja ime, me siguri që nuk do arrija këto suksese. Vendbanimi Assling ka 2000 banorë dhe gjendet nën komunën e Lienz-it në Tirol të Austrisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune ekuivalente me kohë të... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë -
Linjat hekurudhore ndërkombëtare që Zvicra planifikon të zgjerojë













