Muzikë

Një tjetër sukses, Loredana merr çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA”

Për të katërtin vit radhazi, Loredana nominohet për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards

Loredana pa dyshim është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit.

Këngët e saj pa dyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale, duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana njihet për sukseset e saj në fushën e muzikës dhe deri më tani reperja ka fituar disa çmime, e një ndër to e ka marrë edhe ditën e sotme. Loredana ka marrë pjesë në “MTV EMA”, ku ka fituar çmimin “Best Swiss Act”. Këngët e saj janë mjaft të suksesshme dhe fitore të tilla janë të padiskutueshme për Loredanën.