Lajme
Një vaksinë do të eksperimentohet tek 9 mijë brazilianë
Brazili, vatra e nxehtë e pandemisë Covid-19 në Amerikën Latine, ka autorizuar testimin e vaksinës së mundshme të koronavirusit të zhvilluar nga ndërmarrja kineze Sinovac, e cila do të përdoret tek 9000 vullnetarë në vend, përcjell albinfo.ch.
Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit (Anvisa) deklaroi se testet e vaksinës së mundshme, të marra nga “llojet joaktive” të patogjenit, do të shërbejnë për vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të tij në imunizimin kundër Covid-19.
Testimet do të kryhen te 9 mijë persona në shtetin e San Paolo, më i godituri nga pandemia në Brazil, Rio Grande do Sul, Minas Gerais, Paranà dhe Brailia.
Kjo është hera e dytë që autoritetet shëndetësore braziliane testojnë efikasitetin e një vaksine kundër koronavirusit, pasi autorizuan studimet në muajin qershor të produktit të Universitetit të Oxford, bashkë me shoqërinë farmaceutike Astra Zeneca.
Në Brazil numri i viktimave deri tani ka shkuar në 64.900, ndërsa i infektimeve në 1.604.585, duke u renditur i dyti në botë, pas SHBA-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm












