Lajme
Vendi i BE-së që Gjermania e klasifikoi “zonë me rrezik të lartë”
Në njoftimin e fundit, autoritetet gjermane thanë se Polonia fqinje tani klasifikohet si një zonë “me rrezik të lartë” për COVID-19, ndërsa ai vend shtoi kontrollet kufitare.
Nga e hëna kushdo që futet në Gjermani nga Polonia duhet të tregojë përgjigjen e testit negativ për koronavirusin.
Vlen të theksohet se më parë, udhëtarët nga Polonia mund të testoheshin deri në 48 orë pas hyrjes në Gjermani.
Rregulloret e reja do të përdoren edhe gjatë kontrolleve të rastësishme.
Udhëtimi i trenave mes Polonisë dhe Gjermanisë gjithashtu është kufizuar pjesërisht.
Masa vjen ndërsa Polonia raportoi më shumë se 25,000 raste të koronavirusit të shtunën, krahasuar me më pak se 15,000 në fillim të marsit.
Autoritetet atje kanë fajësuar shtimin e infektimeve tek varianti britanik i virusit. Banorëve u është kërkuar të respektojnë kufizimet që u rivendosën të shtunën – mbyllja e hoteleve, qendrave tregtare, teatrove, galerive dhe qendrave sportive.
Bullgaria, Qiproja, Kuvajti, Paraguai dhe Uruguaji janë klasifikuar gjithashtu si zona të reja me rrezik të lartë./VOA
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës
















