Lajme

Njoftim për bashkatdhetarët në Austri që marrin rrugën drejt vendlindjes

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë jep njoftim të rëndësishëm për bashkëatdhetarët në Austri

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë pak orë më parë ka njoftoi se të gjithë bashkatdhetarët në Austri mund të ketë pengesa në udhëtimin tokësor në rast se vendosin të marrin rrugën për në vendlindje. Pengesa ka në disa kufijë, veçmas në atë të Sllovenisë dhe Kroacisë, shkruan albinfo.ch.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Siç jeni në dijeni, më datë 1 qershor 2020 Shqipëria hap kufirin tokësor për shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Por, dëshërojmë të sjellim në vëmendje se për shtetasit me pasaportë shqiptare që lëvizin nga vendet e BE-së tranzit në Slloveni për të vazhduar udhëtimin drejt Shqipërisë vazhdon regjimi i mëparshëm. Nevojitet më parë miratim nga Kroacia dhe vendet e tjera. Ёshtë me rëndësi që shtetasit me pasaportë shqiptare të jenë të informuar se do të mbeten në kufirin Austri-Slloveni dhe Itali-Slloveni deri sa të jepet miratimi i nevojitur. Sllovenia lejon tranzit, hyrje dhe dalje nga territori i saj brenda ditës dhe me konfirmim të shtetit ku kalohet, pra të Kroacisë. /Albinfo.ch