Shkurt.ch
Njohja e “njërës gjuhë të vendit” nuk mjafton, kusht për pasaportë është gjermanishtja!
Qeveria kishte kërkuar që ky kriter të zbutej. Propozimi i saj ishte që, njohja e mirë e njërës nga gjuhët e vendit, bashkë me njohjen elementare të gjermanishtes duhet të mjaftojnë për natyralizimin e të huajve në kanton
Personat me shtetësi të huaj të cilët duan të marrin shtetësinë zvicerane në Kantonin Nidwalden, duhet të njohin gjuhën gjermane në nivel të duhur që mundëson kuptimin me të tjerët, njofton sda.ch E veçanta e këtij vendimi që ka marrë sot Parlamenti i këtij kantoni është se nuk mjafton vetëm njohja e mirë e “njërës nga gjuhët vendore”, siç parashihet në nivel vendi dhe në kantonet tjera.
Qeveria kishte kërkuar që ky kriter të zbutej, transmeton albinfo.ch. Propozimi i saj ishte që, njohja e mirë e njërës nga gjuhët e vendit, bashkë me njohjen elementare të gjermanishtes duhet të mjaftojnë për natyralizimin e të huajve në kanton.
Sigurisht, parlamentarët nuk e pranuan kompromisin. Për më tepër, me shumicë votash në parlament u vendos që edhe më tutje të jenë asambletë e qytetarëve ato që do të vendosin për natyralizimin. Nga ana tjetër, komisionet përgatitëse kishin kërkuar që këto asamble të mund të delegojnë natyralizimin në asambletë (kuvendet) komunale.
Asambleja e qytetarëve është një institucion relikt i demokracisë së drejtpërdrejtë, autentike, zvicerane, shkruan albinfo.ch. Në të votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të mbledhur në një shesh të fshatit a qytetit, ose edhe në sallë. Pra bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë dhe jo të zgjedhur apo deleguar. Ky institucion vazhdon të ekzistojë kryesisht në regjione të izoluara, malore të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












