Lajme
Nuk ka azil për kosovarët në Austri
Të martën paradite Këshilli i Ministrave ka miratuar një amendament të ligjit për të huajt, me të cilin do të përshpejtohen procedurat e azilit për njerëzit që konsiderohen se vijnë nga vende të sigurta
Refugjatët të cilët vijnë nga vendet e treta dhe që konsiderohen si vende të sigurta (si për shembull, Kosova) nuk do të marrin azil.
Kështu është vendosur sot paradite nga Këshilli i Ministrave, të cilët miratuan amendamentin e ligjit për të huajt, bëjnë të ditur mediat austriake, raporton albinfo.ch.
Kjo është mënyra më e mirë për të shkurtuar kërkesat për azil, për të cilat nga tash e tutje vendimi do të merret në mënyrë të shpejtë, brenda dhjetë ditësh.
Në instancën e parë azilkërkuesit e refuzuar do të mbeten pa përkujdesje të shtetit austriak dhe ata mund të mbesin në rrugë.
Megjithatë, ka dy përjashtime: Nëse personat e atakuar shprehin gatishmërinë për kthim vullnetar, ata mund të vazhdojnë të marrin mbështetje, ndërsa ata që nuk u përmbahen procedurave ligjore edhe mund të paraburgosen, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













