Lajme
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
Vitin e kaluar, Zvicra ka kryer një numër rekord deportimesh me forcë ndaj azilkërkuesve që kanë marrë refuzimin përfundimtar të kërkesave të tyre për azil. Në total, u organizuan 53 fluturime speciale, në të cilat u larguan me detyrim 462 persona, duke shënuar shifrën më të lartë në dhjetë vitet e fundit. Kostoja mesatare për person ishte rreth 5,000 franga zvicerane, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Shumica e të deportuarve, rreth 351 veta, u kthyen në Kroaci, ku sipas Marrëveshjes së Dublinit ata duhet të kërkojnë azil. Megjithatë, shumë prej tyre nuk qëndrojnë aty dhe kërkojnë të largohen sërish drejt vendeve perëndimore. Autoritetet zvicerane theksojnë se Kroacia ofron mbështetje dhe kujdes mjekësor për këta persona, por vëzhgues dhe organizata të të drejtave të njeriut kritikojnë ashpër sistemin kroat dhe mënyrën e deportimeve.
Në disa raste, persona të prekshëm, si fëmijë të sëmurë rëndë, janë rikthyer në Zvicër pas deportimit në Kroaci për shkak të situatës së tyre të vështirë shëndetësore. Megjithatë, statistikat tregojnë se kërkesat për azil në Zvicër janë pothuajse katërfishuar vitet e fundit, duke arritur rreth 2,500 në vitin 2024.
Qeveria federale zvicerane ka nisur investime për përmirësimin e kujdesit mjekësor në Kroaci, me një buxhet prej 1.2 milion frangash, por pritet që edhe në vitin 2025 numri i deportimeve me forcë të mbetet i lartë, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












