Lajme
Numër rekord i incidenteve në transportin zviceran
Bordi Zviceran i Hetimit për Sigurinë e Transportit mori një numër rekord prej 2,165 incidentesh në vitin 2022. Rreth 1,828 raporte kishin të bënin me trafikun ajror dhe 337 me transportin publik, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Për trenat dhe anijet, numri i raporteve ishte rreth mesatares së tetë vjetëve të fundit, siç thuhet në raportin vjetor të STSB të publikuar të hënën.
Megjithatë, numri shumë i madh i raportimeve nga aviacioni nuk do të thotë se aviacioni është bërë më pak i sigurt. STSB mori pesë raporte për incidente nga transporti detar. Asnjë hetim nuk u hap dhe nuk u publikua asnjë raport.
Vitin e kaluar STSB hapi 42 hetime, 24 të detajuara u përfunduan dhe 32 përmbledhëse së bashku me publikimin e një raporti të ndërmjetëm mbi një hetim në vazhdim. STSB lëshoi 13 rekomandime sigurie dhe shtatë njoftime sigurie.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër











