CH-Ballkani
Numër rekord i refugjatëve: 12 mijë për 24 orë në Slloveni
Brenda 24 orëve kanë kaluar kufirin më shumë se 12.000 refugjatë. Vendi i vogël evropian thotë të jetë stërngarkuar dhe i kërkon BE-së ndihmë policore.
Bëhet fjalë për numër rekord. As në Hungari në kulmin e krizës nuk kishin ardhur kaq shumë njerëz në të njëjtën kohë. Ndërkohë, kryeministri Viktor Orban, ka bërë thirrje ndërkohë që vendet fqinje jugore të mos lejojnë udhëtimin e refugjatëve drejt kufirit hungarez.
Nga e shtuna deri të enjten në mëngjes erdhën një total prej rreth 34 mijë refugjatëve në Slloveni.
Me dy milionë banorë, vendi i vogël i BE-së nuk do të mund të përballet me valën e madhe të refugjatëve.
Prandaj Sllovenia i bën thirrje BE-së për të ndihmuar me polici për trajtimin e fluksit të refugjatëve.
Vendi ka kërkuar nga shtetet e tjera anëtare të BE-së njësi policore shtesë, tha ministrja e brendshme, Vesna Gyorkos Znidar.
10 mijë refugjatë janë pranuar të enjten në mëngjes në territorin e Sllovenisë. Ata nuk kanë qenë në gjendje për të lëvizur për në Austri dhe Gjermani.
2000 deri në 3000 persona janë duke pritur në mëngjes në anën kroate për të kaluar kufirin në Slloveni.
Komisioneri i BE-së për Refugjatët, Dimitris Avramopulos do të vizitojë pasdite Slloveninë për të parë nga afër gjendjen e refugjatëve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













