Kosova
Festat: Sa ditë pushojnë punëtorët në Kosovë?
Referuar ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare. Ata pushojnë më 1, 2 dhe 8 janar, 19 shkurt, 1 dhe 9 dhe dhjetë prill, 1, 6 dhe 9 maj, 17 qershor dhe 25 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Në vitet paraprake, me vendim të Qeverisë, nuk është punuar as më 28 nëntor, edhe pse kjo datë që shënon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk hyn në listën e festave zyrtare. Në shumë kompani private punohet edhe në ditët e festave zyrtare.
Edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pushohet thuajse njëjtë. Në Maqedoni të Veriut, janë 11 ditë pushim, në Serbi 12, në Shqipëri 15, në Mal të Zi 17 ditë, derisa në Bosnjë e Hercegovinë janë dy ditë, por përvec dy festave të përbashkëta, njësitë administrative shpallin ditët e pushimit në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, në botë, më së shumti ditë pushimi ka në Nepal, apo 35 ditë. Pas Nepalit renditet Indonezia me 28 ditë dhe India me 26.
Në Itali janë 12 ditë pushim, në Francë 11 ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 10 ditë, në Gjermani 9 ditë, derisa në Angli 8 ditë.
Në shumë vende të botës dhe të Ballkanit Perëndimor – por jo edhe në Kosovë – në ditët e festave fetare pushojnë vetëm besimtarët e atij religjioni. Praktika e zëvendësimit të ditëve të pushimit kur ato bien në fundjavë, si në Kosovë, zbatohet edhe në shumë vende të tjera në botë. Në Nepal, Ligji i Punës përcakton gjashtë ditë pune në javë./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm