Lajme
OBSH do të përditësojë udhëzimet pas lajmit për medikamentin “Deksametazona”
Studiuesit në Britani treguan që dexamethasone, i përdorur që nga vitet 1960 pritet të ulë nivelet e vdekjeve me rreth një të tretën në mesin e pacientëve me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që po lëviz për të përditësuar udhëzimet e saj për trajtimin e personave me COVID-19 për të pasqyruar rezultatet e një studimi klinik që tregoi një medikament, i cili mund të ndihmojë në shpëtimin e pacientëve me sëmundjen kritike.
Rezultatet e të martës nga studiuesit në Britani treguan që Dexamethasone, i përdorur që nga vitet 1960, pritet të ulë nivelet e vdekjeve me rreth një të tretën në mesin e pacientëve me COVID-19.
Britania ka rritur sasinë e Deksametasonit që ka në depo në 240,000 doza, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. Por, disa mjekë ishin të kujdesshëm, duke përmendur efekte anësore të mundshme dhe duke kërkuar të shihnin më shumë të dhëna, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur













