Lajme
OBSH e shqetësuar, doza e tretë nuk i jep fund pandemisë
Fushatat e dozës përforcuese anti-COVID ka të ngjarë të zgjasin pandeminë në vend që t’i japin fund asaj, paralajmëroi OBSH të mërkurën.
Sipas organizatës, doza përforcuese e vaksinës nuk është “bileta” për të vijuar me grumbullimet për festat e fundvitit.
“Programet për dozat përforcuese ka të ngjarë të zgjasin pandeminë, në vend që t’i japin fund, duke devijuar furnizimin drejt vendeve që tashmë kanë nivele të larta të mbulimit të vaksinimit, duke shtuar mundësitë që virusi apo mutacione të tij të përhapen më lehtësisht”, deklaroi në një konferencë për shtyp drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Aktualisht, rreth 20% e dozave të vaksinave në botë që injektohen çdo ditë janë doza përforcuese, edhe pse vetëm gjysma e shteteve anëtare të OBSH-së kanë qenë në gjendje të vaksinojnë 40% të popullsisë së tyre dhe gati tre në katër punonjës shëndetësorë në Afrikë mbeten të pavaksinuar.
“Përforcuesit nuk mund të shihen si një biletë për të vazhduar me festimet e planifikuara pa pasur nevojë për masa të tjera paraprake”, shtoi doktor Ghebreyesus.
Ai tha se furnizimi duhet të jetë i mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë popullsinë globale deri në tremujorin e parë të vitit 2022, por vetëm deri në fund të vitit furnizimi global i vaksinave do të jetë i mjaftueshëm për të dhënë doza përforcuese globalisht.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














