Lajme
OBSH: Më pak se 10% e popullsisë së botës kanë krijuar antitrupa ndaj Covid
Sa njerëz duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë antitrupa nga kapërcimi i COVID-19, që të ulet mundësia e virusit për t’u shpërndarë? Kjo pyetje u bë nga gazetarët në konferencën e OBSH-së.
Epidemiologia Maria Van Kerkhove tha se janë rreth 100 studime që po vazhdojnë njëkohësisht në gjithë botën, dhe OBSH është duke bashkëpunuar me 50 shtete që merren me studime të ndryshme, me një larmi antitrupash e modelesh testimi.
Ajo që ka mësuar OBSH deri tani nga këto studime është se më pak se 10% e popullsisë ka gjurmë antitrupash kundër COVID-19. Është vënë re që antitrupat janë në nivel më të lartë te punonjësit e shëndetësisë, të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit. Po ashtu, edhe banorët në zona ku ka pasur shumë raste.
Megjithatë, pjesa më e madhe e popullsisë mbetet e prekshme nga virusi, dhe kjo do të thotë që virusi ka ende shumë mundësi për t’u përhapur. Për këtë arsye, është jetike që njerëzit të bëjnë kujdes me masat e distancimit social.
OBSH pret që personat që janë infektuar nga virusi të kenë krijuar imunitet ndaj tij, por studimet po përpiqen të kuptojnë se për sa kohë do të zgjasë ky imunitet, dhe se sa i fortë është. Pra, ende nuk është krijuar një ide e qartë nga studimet e deritanishme, pasi është ende herët.
E-Diaspora
-
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të... -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të luftës me heshtjen tonë” Emocione të forta, lot, heshtje dhe reflektim. Këto ishin ndjenjat që shoqëruan promovimin e romanit “Revolta... -
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishte për shqiptarët -
Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania -
Zvicër: Shërbimi Federal i Inteligjencës po monitoron 44 persona të rrezikshëm -
Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana














