Kosova

OEK merr iniciativë që bizneset ta mbështesin sportin

Ai ndër të tjera ka theksuar se krejt kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Oda Ekonomike e Kosovës ka marrë iniciativë për të mbështetur fushën e sportit dhe zhvillimin e tij në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se iniciativa ka për qëllim organizimin e bizneseve për të mbështetur sportin, e që brenda një periudhe të shkurtër kohore, sipas tij, do të lansohet një fondacion që do të krijohet nga kompanitë më të mëdha të vendit.

“Konsiderojmë që ka nevojë të veçantë që të kemi një zhvillim më të madh të sportit, sidomos kur jemi në një fazë të ndërkombëtarizimit të sportit. Ne si Odë, në kuptim të kontributit tonë, zhvillim të vendit, gjatë këtij viti, por edhe në vitet në vijim, do të kemi disa aktivitete të rregullta nën ombrellën e OEK-ut. Fokusi ynë do të jetë në pjesën e komercializimit të sportit dhe në pjesën tjetër që lidhet me të drejtat televizive apo shitblerjen e lojtarëve”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai ndër të tjera ka theksuar se krejt kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.