Lajme
OKB: Kriza ushqimore, më e rënda që nga Lufta e Dytë Botërore
Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë ushqimore, e cila do të ketë ndikim global më shumë se çdo ngjarje tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kjo ishte deklarata e Kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, të martën.
Arsyeja është se shumë nga fermerët ukrainas që prodhojnë një sasi të konsiderueshme të grurit në botë po luftojnë me rusët, ndërsa edhe territori i Ukrainës po bëhet i papërshtatshëm për kultivim, për shkak të bombardimeve.
Beasley tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord.
Ukraina dhe Rusia prodhojnë 30% të furnizimit me grurë në botë, 20% të misrit dhe deri 80% të vajit të lulediellit.
Lufta ka sjellë ndikim të menjëhershëm në tregun shqiptar të ushqimeve, me produktet e shportës që janë rritur rreth 33%./Euronews
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”












