Kosova

Opozita e bën fajtor Pacollin për mungesë të njohjeve

 

Për më shumë se një vit, asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën dhe kjo, nga deputetët, por edhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shihet si dështim i institucioneve vendore.

Ishujt Barbados ishin të fundit që njohën pavarësisë e Kosovës më 15 shkurt të vitit 2018 që e çoi numrin e njohjeve në 116.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, thotë se njohjet nuk kanë ardhur shkaku i performancës së dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton KTV, transmeton albinfo.ch.

Por, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Emrush Ujkani, thotë se, në fakt, njohjet për Kosovën janë ndalur për shkak se ende nuk ka një marrëveshje me Serbinë.

Sipas tij, Serbia, kështu e ka shfrytëzuar momentin për diplomaci agresive. Ministria e Punëve të Jashtme thotë se po punohet vazhdimisht për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.