Lajme
Opozita fut pa leje peticionin në kuvend
Materialet që përmbajnë nënshkrimet e peticion it kundër “Zajednicës” kanë gjetur rrugën e tyre për në parlament, edhe pse jo rrugën e rregullt. Liderët e tri partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, pa lejen e sigurimit, kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, shkruan radio Evropa e Lirë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa ka hyrë me forcë bashkë me liderët e tjerë, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos lejohet futja e disa dokumenteve në Kuvend.
Pas futjes në Kuvend, liderët opozitarë kanë mbajtur një konferencë për medie ku kanë treguar se janë mbledhur mbi 200,000 nënshkrime të qytetarëve
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë











