Maqedonia
Opozita greke dhe maqedonase përbëjnë rrezik për zgjidhjen e kontestit të emrit
Procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit do bisedohet edhe sot (e premte) në Nju Jork, mes dy ministrave të jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias si dhe ndërmjetësit të OKB Matthew Nimetz.
Për të demonstruar vullnetin politik ndërhyrje të fundit ka bërë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kontaktuar në telefon palët për ti dhënë fund kontestit 27 vjeçar. Para dhjetë ditësh në Sofie, shefat e shteteve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, u pajtuan për një variantë.
“Zërat janë pozitivë dhe kontaktet mes Shkupit dhe Athinës janë të vijueshme,” shkruan Der Standard e cila shton se rreziku mund të vjen nga opozitat nacionaliste të të dyja vendeve. “Republika e Maqedonisë së Ilindenit është propozim i pranuar nga qeveritë e dyja vendeve, por jo edhe nga opozitarët.”
Greqia mban akoma qëndrimin se emri i ri duhet të ketë përdorim të përgjithshëm “erga omnes”, pra emri mos përdoret vetëm ndërkombëtarisht por edhe brenda vendit. Shkupi në parim është dakort, megjithatë është kundër vendosjes së emrit të ri në Kushtetutë.
13 vjet pritjeje
Zgjidhja e kontestit të emrit është çështje madhore për Maqedoninë, pas në fund të qershorit i hapet rruga e fillimit të negociatave nga BE. Maqedonia prej në 2005 nuk ka bërë hapa para euro-integrimeve për shkak të vetos greke.
“Opozita nacionaliste konservatore e Maqedonisë OBRM-PDUKM mundohet ta paraqesë si një art tradhtie çdo zgjidhje të kontestit të emrit me Greqinë – gjithashtu nga presidenti Gjorgje Ivanov pritet një problem, i cili rrjedh nga partia e OBRM,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e “Der Standard”.
Por OBRM-PDUKM është në defansivë dhe së fundi ish kryeministri Nikola Gruevski është dënuar me dy vjet burg.
“Si shumë më e fuqishme vlen opozita greke. Në Greqi pas 15 muajsh ka zgjidhje – ndërsa nga shkurti u mblodhën qindra-mijëra grekë për të protestuar kundër zgjidhjes së kontestit me fqinjin e tyre. Në rast se vendoset referendum, atëherë rreziku është i madh, pasi shumica e grekëve do rrethonin “Ochi” (Jo),” përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore